Brukseli digjet, Barack ObamakërcenPresidenti i SHBA, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle të shoqëruar nga balerinë profesionistë kanë kërcyer tango gjatë pritjes luksoze që presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri dhe bashkëshortja e tij, Juliana Awada u kanë bërë çiftit presidencial në kuadër të vizitës dyditore në këtë vend.

Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve të shumta nga kundërshtarët e tij politikë si Donald Trump dhe Ted Cruz që presidenti të kthehet në shtëpi pas sulmeve terroriste që tronditën Brukselin, Obama dukej plotësisht i përkushtuar në tangon e tij në fund të pritjes presidenciale në Qendrën Kulturore Kirchner.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Michele bëri gjithashtu debutimin e saj e shoqëruar nga një balerin mashkull.

Brukseli digjet, Barack Obamakërcen

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here