Bruce Willis duket se është zemëruar shumë pasi ka marrë vesh për tradhëtinë e Ashton Kutcher bërë ish gruas së tij Demi Moore, me të cilën ylli 56 vjecar i ‘Die Hard’ ka qënë i martuar për 13 vjet dhe ka 3 vajza.

Aktori është shprehur për Now Magazine se ka ndërmend ta takojë personalisht 33 vjecarin, protagonistin e filmit Two and e Half man’ dhe të diskutojë me të seriozisht. Edhe pse Willis dhe Moore janë ndarë në vitin 2000 ato kanë mbajtur gjithmonë raporte të shkëlqyera së bashku.

Për Bruce aktorja e ‘Ghost’ ka mbetur një pjesëtare e familjes nga cdo aspekt, shpjegojnë burimet.: ‘Bruce mendon që kush tallet me dikë që ai ka për zemër tallet edhe me të’.

Kutcher e ka tradhëtuar gruan e tij Moore në prag të përvjetorit të tyre të martesës me një bjonde 23 vjecare pas një nate me alkool dhe festime në San Diego, në Kaliforni.

Moore ndër kohë është paraqitur në publik shumë e dobësuar. Të hënën ajo është fotografuar në premierën e filmit të saj më të ri ‘Margin Call’ në New York dhe duket se nuk peshon më shumë se 40 kilogram.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here