Bruce Willis ka vendosur të bëjë pak pushim pas xhirimit të skenave të aksionit të filmave ku është angazhuar, por nuk do të ndalë aktivitetet e tjera dhe këtë herë ka një shumë të veçantë.

Aktori i madh ka shkarkuar për vite të tëra nga i-Tunes mijëra pjesë muzikore në iPod-ët e tij, duke formuar një koleksion që do ta kishin zili të gjithë.

Por koleksionin në fjalë ai nuk mund t’ua lërë një ditë, sa më vonë të jetë e mundur, tre vajzave të tij për shkak të të drejtave muzikore. Për këtë arsye, Willis po shqyrton seriozisht mundësinë për të ndërmarrë një aksion ligjor kundër “Apple”.

Një betejë fisnike, që nëse fitohet mund t’u shërbejë miliona konsumatorëve dhe jo vetëm tre vajzave të aktorit: Rumer, 24 vjeç, Scout 20 vjeç dhe Tallulah 18, nga martesa me ish-bashkëshorten Demi Moore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here