Aktori me famë Bruce Willis  para shkurt kohe fshehurazi ka vizituar Serbinë, ku me producentët e tij aji ka vizituar disa prej lokacioneve ne të cilat muajin e ardhshëm do të xhirohet vazhdimi i avancuarve të detektivit Xhon Mekllejn.

Siç transmetojnë mediumet Vilis ka qenë për disa ditë në Serbi ndërsa vizita e tij ka qenë sekret i madh. Aktori në Serbi ka ardhur për të realizuar disa skena provuese ndërsa njëra prej lokacioneve të cilat i ka vizituar ka qenë edhe stacioni hekurudhor.

Premiera e filmit, është caktuar 14 shkurt 2013. Krahas Vilis, siç transmetojnë mediumet e Hollywood-it, në vazhdimin e ri do të aktroj edhe Patrik Stjuart në rolin kryesor negativ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here