Chris Brown ka zemëruar Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve, pasi që në profilin e tij në Twitter ka postuar një fotografi, në të cilën pozohet me dy qentë për të treguar anën e tij të butë meqenëse shitja e këlyshëve në internet, ka shkaktuar reagime të forta të këtyre shoqatave.

Pasi që në ueb-faqen Cbbreeds.webs.com njoftoi se po i shet këlyshët Pit Bull, këngëtari e gjeti veten nën akuzat e shumë organizatave për mbrojtjen e kafshëve, duke u quajtur kultivues i paligjshëm i qenve.

Pasi ka kuptuar se çfarë reagimesh ka shkaktuar, reperi amerikan në Twitter ka postuar një fotografi ku pozon i shoqëruar me dy këlyshë në shtëpinë e tij.

“Sot unë jam baba,” shkroi nën fotografi këngëtari 22-vjeçar. Zëdhënësja e tij ka mohuar se Brown i kultivon qentë për të fituar.

“Ai i do kafshët, sidomos qentë,” tha ajo, duke shtuar se këngëtari i shet qentë për të qenë i sigurt se ata po shkojnë në duart e duhura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here