hris Brown i ka dërguar porosi Rihanës, pasi ka dëgjuar këngën e saj të re, “Diamonds”, që sipas mediave, i dedikohet pikërisht atij.

Çifti që është ndarë ne vitin 2009 pas dhunës së ushtuar nga Chris, kanë kontaktuar disa herë edhe pas kësaj ndodhie.

Fillimisht Rihanna i kishte dërguar porosi mbështëtese Brown-it lidhur me procesin e tij gjyqësor, ndersa ai i ka kthyer asaj porosi lavdëruese për singlin e ri “Diamonds”.

Burime të afërta me Brown kanë treguar: “Chris e ka dëgjuar këngën dhe është dashuruar në të. Ai mendon se kjo është një këngë e nxehtë dhe është krenar me Rihanën dhe muzikën e saj”.

“Ai i ka dërguar asaj një porosi me tekst “I dua diamantët. A po shkëlqej mjaft?”, ndërsa ajo i ka kthyer porosi pohuese”, ka shtuar burimi.
Në të kaluarën, Rihanna kishte thënë se nuk dëshiron që incidenti mes tyre të ndikojë në karrierën e ish të dashurit, derisa edhe Chris ka mbështetur vazhdimisht karrierën e këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here