Reperi i njohur Chris Brown, i cili po kalon një fazë të vështirë sa i përket dashurisë, ka kërkuar këshilla nga një shqiptare.

Brown, i cili gjatë javës së kaluar braktisi të dashurën Karrueche Tran për shkak të “miqësisë” me dashurinë e vjetër Rihanna, e i cili ka pranuar se i do të dy vajzat, tani ka gjetur mirëkuptim tek personazhi i “Mob wives”, Drita D’Avanzo.

Shqiptarja është futur në rrethin shoqëror të reperit të njohur dhe po këshillon këngëtarin, lidhur me trekëndëshin e tij të dashurisë me Rihanën dhe Karrueche Tran.

“Ne nuk flasim çdo ditë”, ka thënë Drita për “New York Post”, por ka bërë të ditur se është lidhur me Brown, pasi edhe ajo ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme.

Drita poashtu ka konfirmuar se ata janë vetëm miq, ndërsa ka bërë të ditur që se pari e ka takuar këngëtarin 23 vjeçar gjatë muajit gusht, në klubin e natës “W.I.P.” , në të njejtën natë kur Brown u përlesh me Drake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here