Shields ka lënë të kuptoj që fëmijët e saj do të kenë shumë “të vështirë” më të kur ajo të plaket.

Aktorja e filmit “The Furry Vengeance” – e cila ka dy vajza, Rowan (6) dhe Grier (4) me burrin e saj Chris Henchy – ka thënë se ajo gjithmonë ka dashur të këtë së paku dy fëmijë të cilët do të ishin në gjendje që të kujdesen për të në moshën e pleqërisë dhe për këtë të mos i bëjnë presion.

“Një nga këto arsye që kam dëshiruar është që të kem një ose më shumë fëmijë pasi kështu do të mund të përballesha më ta”, tha Brooke, e cila ka qenë e vetmja fëmijë në familjen e saj. “Sepse mendoj se do të jetë e vështirë që t’ja dal krejt vetëm kur të plakem. Kështu që, pse mos të kujdesen për mua?”.

Edhe pse aktorja 44 vjeçe ka thënë se dëshiron edhe një fëmijë, ajo ka thënë se është e shqetësuar për kalimin e kohës biologjike të saj.

“Dua më shumë fëmijë”, tha ajo. “Por nuk e di se si do të ecë ora e ime biologjike, pra varët nga mosha e vezës time”.

Brooke – e cila ka pasur një fëmijëri të vështirë pasi ka pasur një nënë të varur nga alkooli – ka thënë se përvoja e saj ka bërë që ajo të punoj më shumë më fëmijët dhe të sillet mirë më ta.

“Ajo çfarë kam ndërtuar me burrin dhe fëmijët është shumë e fuqishme”, ka thënë ajo. “Besoj se kam bërë zgjidhje të mirë. Nëna ime ishte e madhe. Ajo ishte e çmendur paksa prej alkoolit por mua me ka mbrojtur. Me duhet ta vlerësoj megjithatë përkushtimin e saj për mua”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here