Brittany ishte e sëmurëBashkëshorti i aktores amerikane Brittany Murphy ka deklaruar në njëe emision televiziv se e shoqja vuante nga laringjiti para se të vdiste.

Mjekët kanë marrë përsipër të bëjnë autopsinë e aktores, por shkaqet e vdekjes nuk do të bëhen të ditura derisa rezultatet e toksikologjisë të dalin pas 6 javësh.

Bota ime u shemb dje, tha Simon Monjack për “Access Hollywood”, ku gjithashtu theksoi se Murphy kishte qenë e lodhur.

Aktorja humbi ndjenjat në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe më pas vdiq në spital ditën e diel. Shefi i mjekësisë ligjore, doktori Ed Winter konfirmoi për familjen Murphy se vajza e tyre kishte qenë e sëmurë para vdekjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here