Britney Spears, Lily Allen dhe Lady Gaga, janë fitueset kryesore në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve Virgin Media Music Awards.

Ndarja e këtyre çmimeve është e përvitshme, ndërsa votimin e bëjnë fansat britanik. Publikimi i rezultateve është bërë të enjten, ndërsa shumica e kategorive janë dominuar nga femrat.

Lady Gaga fitoi çmimin për albumin më të mirë (“The Fame”). Britney fitoi çmimin e këngëtares më të mirë, ndërsa Allen çmimin për këngën më të mirë (“The Fear”).

Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, është emëruar si femra më seksi, ndërsa Robbie Williams mori çmimin për këngëtarin më të mirë.

“Take That” u shpall grupi i vitit, ndërsa ikona e ndjerë e muzikës pop, Michael Jackson, u shpall legjenda e vitit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here