Britney Spears tepër provokueseBritney Spears ka kënaqur fansat e saj duke publikuar një video të re ku shihet tepër provokuese.

Klipi i ri i publikuar në “Instagram” tregon këngëtaren të veshur me bikini të zeza, të cilat shfaqin format perfekte të Spears. Kjo video është postuar për të promovuar këngën e saj më të re dhe parfumin “Private Show”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Britney ka zbuluar pak më tepër lidhur me frymëzimin e saj për parfumin, duke u shprehur: “Private Show tregon një nga pasionet e mia më të mëdha, kërcimin”.

“Është frymëzuar nga energjia shpërthyese që unë ndjej kur jam duke performuar, në prova po në skenë gjatë koncerteve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here