Britney Spears ka treguar edhe një herë pasionin e saj për joga duke shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga pushimet që po kalon në plazhin e Hawaii.
33-vjeçarja nuk ka hezituar aspak të ushtrohet në joga teksa bënte plazh.
Nëna e dy fëmijëve shfaqet teksa ushtron lëvizjet, disa herë shumë të vështira, ndërsa ndodhet me pushime së bashku me dy djemtë e saj, 8 dhe 9 vjeç, Jayden James de Sean Preston.