Superylli amerikan i muzikës pop, Britney Spears, ka mohuar spekulimet se është fejuar me të dashurin e saj Jason Trawick.

Gjatë fundjavës, këngëtarja ishte fotografuar së bashku me kolegen e saj Nicki Minaj, ndërsa në gisht mbante një unazë diamanti, ashtu që faqet e thashethemeve nxitën spekulime se ajo është fejuar.

“Tërësisht e pavërtetë. Ajo nuk është unazë fejese…”, kanë thënë përfaqësuesit e këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here