Britney Spears ka siguruar vendin e parë në top listën amerikane me këngën e saj të re “Hold It Against Me”.

Kënga e re e yllit te muzikes pop ishte më e dëgjuara brenda një dite në historinë e radiove amerikane.

Spears tashmë ka shitur jo më pak se 411 mijë herë këngën e saj me anë të shkarkimeve në iTunes, numër më i madh ky për ndonjë artiste femër të arritur ndonjëherë.

“Hold It Against Me” aktualisht mban pozitën e parë me hitin tjetër të Bruno Mars, “Grenade” që gjendet në pozitën e dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here