Britney Spears do të vazhdojë të kujdeset për fëmijët Britney Spears dhe Kevin Federline, do të ndajnë në mënyrë të barabartë kohën për t’u kujdesur për fëmijët e tyre deri në vitin 2010, pasi gjykata ka vazhduar marrëveshjen që i lejon këngëtares të vazhdojë t’i shohë ata.

Këngëtarja arriti marrëveshje me ish-burrin Federline më herët gjatë këtij viti, që i lejoi asaj të kujdeset për Sean Preston dhe Jayden James, gjatë kohës sa ajo realizonte turneun e saj botëror “Circus”.

Federline, i cili është kujdestari kryesor i fëmijëve, udhëtoi me Spears në turne, dhe marrëveshja funksionoi shumë mirë për të gjitha palët, që i mundësoi Spears të fitojë kohë shtesë për t’u kujdesur edhe më tej për fëmijët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here