Duket se Britney Spears më nuk mund të thirret në frazën e këngës së saj “It’s Britney Bitch”, por tani mund të këndojë: “It’s Botox Bitch”.

Gjatë karrierës së saj Britney ka kaluar nëpër faza të ndryshme – nga ylli më i madh i muzikës pop deri te thyerja nervore më e madhe para kamerës

Edhe jeta e dashurisë nuk i ka ecur mirë, pasi të dashurit e braktisnin, karriera e kishte marrë teposhtën dhe sapo është rikthyer në skenë, fillimisht ka luftuar kilogramët e tepërt, por kur e ka zgjidhur këtë problem në radhë kishte ardhur botoksi.

Duket se yjet e skenës nuk duan të plaken me hijeshi, prandaj as Britney, transmeton “Zeri.info”.

Këngëtarja është paraqitur në gala mbrëmjen, e cila organizohet para ceremonisë së çmimeve “Grammy” dhe dy gjëra ishin më se të qarta.

Së pari grimi.

Efekti “Panda” përreth syve qysh moti ka dalë nga moda e po ashtu edhe shkëlqyesit dhe hijezuesit e ndryshëm.

Edhe botoksi e ka bërë të veten dhe ekzistojnë shumë videoxhirime të cilët në mënyrë të qartë tregojnë se Britney lëviz vetëm buzët, pasi pjesa tjetër e fytyrës është e ngrirë nga botoksi.

E ndoshta një ngushëllim për Britneyn në këtë ceremoni është se dukej shumë bukur e veshur, në krahasim me dështimet e shumta të personaliteteve të njohura.b_1487064168-3072615 bb_1487064171-2200975 bbb_1487064173-6599127 bbbb_1487064176-8479592

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here