Këngëtarja e famshme, Britney Spears dhe Shakira me sa duket janë duke incizuar një duet, njoftojnë mediet amerikane.

Ato së bashku janë duke punuar në një këngë të përbashkët producent i së cilës është Will.I.Am i grupit “Black Eyed Peas”, e cila duhet të përfundojë gjatë këtij viti.

”I ofrova Britney Spears që ta sjellë Shakiran në studio dhe të gjithë mendojnë se kjo është një ide e mirë”, tha këngëtari dhe producenti Pharrell Williams.

“Unë dua që kjo të ndodhë. Dua një duet shpërthyes dhe nuk do të fle derisa të ndodhë kjo,” shtoi ai.

Williams është i njohur më së miri për punën e tij në këngën e Britney Spears “ I’m A Slave 4 U”.

Shakira në vitin 2007 ka incizuar një duet me Beyonce, “Beautiful Liar”, ku në top listat e Mbretërisë së Bashkuar ishte në vend të parë , ndërsa në SHBA u rendit në vendin e tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here