Ndryshe nga Londra e Parisi, në mbrëmjen e 17 dhe 18 shtatorit kryeqytetasit e Kosovës kanë mundur të shohin një spektakël mode edhe në Prishtinë.

Koleksionin më të ri i veshjeve i markave botërore për sezonin vjeshtë-dimër, tani mund ta gjeni në çdo dyqan të qendrës tregtare Albi Mall.

Ky organizim i këtij lloji, që është edhe i pari në rajon për vitin 2012 me koleksionin vjeshtë-dimër, ka arritur të mbledhë pas vetës shumë klientë duke pasur rastin që të gjitha brendet konkurruese në natën e 17 dhe 18 shtatorit ti kenë 15 për qind më lirë.

E për pjesën artistike është kujdesur këngëtari i njohur Adrijan Gaxha, Yll Limani dhe Vjollca Selmani.

Ridvan Islami menaxher marketingu në Albi Mall, shpjegon për indeksonline idenë për këtë organizim mode dhe gjithashtu edhe vështirësitë për të organizuar një sfilatë të këtij lloji në Prishtinë.

“Idetë janë të shumta sepse në shumë qendra të mëdha botërore, mbajnë sfilata ku i prezantojnë brendet e tyre nga dizajnerët e ndryshëm. Edhe ne kemi mendu që ti shpërblejmë klientët tanë duke i informuar me kohë duke i pru brendet e reja me qmime shumë konkurruese dhe shpërblimi më i madh ka qenë ‘shoping night’, të cilin e kemi startu me zbritje deri në 15 për qind. Pra kemi pru koleksionin e ri me zbritje deri në 15 për qind. Por në anën tjetër ky organizim ka pas edhe vështirësitë e veta. Ka qenë një komunikim shumë i madh me të gjitha brendet që i kemi pas. Ne padyshim që do të bëjmë diçka më ndryshe si të tjerët. Është fat i madh i joni i cili e kemi bo të parët në rajon këtë koleksion vjeshtë dimër, për vitin 2012 – 2013″, thotë menaxheri Ridvan Islami.

E duke parë suksesin e kësaj nate, menaxheri Islami, thotë se në të ardhmen këtë lloj organizimi do ta bëjnë edhe më madhështorë.

“Patjetër që do të vazhdojmë. Ne punojmë vazhdimisht dhe mendojmë që në të ardhmen do ta bëjmë shumë më madhështore. Ne jemi në kontakte me agjencione të ndryshme si vendore ashtu edhe ndërkombëtare dhe besoj që do të bëjmë edhe diçka shumë më madhështore”, ka deklaruar Islami për Indeksonline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here