Brenda vilës luksoze të TunësKëngëtarja më e përfolur në mediat rozë Tuna Sejdiu, ia ka parë hajrin suksesit të këngës së vitit të kalurar të quajtur “Fenix” që erdhi në bashkëpunim me të dashurin e saj Cozman.

Ky bashkëpunim i solli asaj qindra koncerte në të cilat Tuna ishte gjithmonë nën shoqërine e reperit shqiptar Cozman.

E këtë vit këngëtarja solli edhe bashkëpunimin tjetër me të njëjtin këngëtar, njofton Klan Kosova.“Holla” ishte projekti i radhës i dyshes shqiptare, por që nuk ndezi aq shumë sa bëri ajo “Fenix”.

Ibrahim Tatlises merr një lajm të hidhur

Çifti tani janë edhe pre “thashethemeve” apo të “vërtetës” se i kanë dhënë fund romancës së tyre.Asnjëri nga ata ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë lajm.

Por, tani mesa duket Tuna është e zënë me diçka krejt tjetër.

Në rrjetin social Facebook janë publikuar disa fotografi të një vile që emrin e ka Vila Tuna.

Visar Geci që me profesion është arkitekt, ka postuar fotografitë e një vile, si projektin e tij të radhës që me sa duket do të jetë për “zogun më të mirë prej krejtve”. Në këto fotografi e etiketuar është edhe Tuna.

Ajo që shihet përmes imazheve është një ambient shumë luksoz e edhe relaksues. Nëse vila do të jetë e këngëtares, lodhjen e punës e angazhimeve s’do ta ndjejë aspak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here