Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, ka kohë që për fansat e saj nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo tani është shndërruar në një turiste së bashku me të dashurin e saj çek, Jakub Kindi, transmeton Gazeta Express.

Por t’i harrojmë për pak pushime e tyre

Afërdita dhe Jakubi së fundmi tregojnë se kanë blerë një veturë super luksoze.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Afërdita përmes një fotografie që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory.

Çifti i shumë përfolur kanë blerë një Ferrari.

“Vetura jonë e re”, kishte lënë mbishkrim Afërdita.

Ndryshe çifti i njohur kanë qenë së fundmi për pushime në San Francisko.

Ata madje kishin vizituar edhe burgun e Alcatraz, i cili ka kohë që është shndërruar në muze./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here