Russell Brand është konfirmuar si nikoqir i mbrëmjes më të madhe filmike të vitit, MTV movie Awards 2012, teksa lajmin e konfirmoi MTV News.

Ceremonia madhështore e cila do të mbahet në amfiteatrin Gibson në Kaliforni, do ta ketë për prezantues komikun e njohur britanik, i cili njihet për performancat e tij të jashtëzakonshme nëpër mbrëmje të tilla nga e kaluara.

Në të kaluarën nikoqirë të MTV movie Awards kanë qenë emra të njohur si Ben Stiller, Justin Timberlike dhe Mike Myers.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here