Russell Brand do të nderohet për kontributin e tij në aktivitete humanitare lidhur me kancerin e femrave, në një gala ceremoni që do të mbahet muajin e ardhshëm në Los Angeles.

Ylli i “Forgetting Sarah Marshall” do të jetë mysafir nderit i evenimentit të organizuar nga revista “Variety”, i titulluar “Power of Comedy”, në të cilin do të shpalosen performanca komike, duke përfshirë edhe ato të Sarah Silverman dhe Bob Saget.

Ylli ka qenë shumë aktiv në aktivitetet për vetëdijesimin për kancerin e femrave, pasi nëna e tij Barbara ishte përballur tri herë me këtë sëmundje në kohën kur ai ishte fëmijë.

Të ardhurat e grumbulluara nga spektakli do t’i jepen fondacionit të Noreen Fraser, “Men for women now”, që është një iniciativë për grumbullimin e parave për hulumtime lidhur me sëmundjen e kancerit.

Botuesi i “Variety”, Michelle Sobrino, ka thënë: “Me një mbrëmje të mbushur me të qeshura me një arsye shumë të fortë për bazë, ne shpresojmë që do të ngrejë numrin e atyre që do të përfshihen për të mbështetur fondin për hulumtime për kancerin e femrave”. Spektakli humanitar “Power of Comedy” do të mbahet me 4 dhjetor në “Club Nokia” në Los Angeles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here