Duke marrë parasysh se me sa femra ai pretendon se ka fjetur, ne nuk menduam se Russell Brand në fakt kishte një ‘tip’ femre që ai pëlqente.

Vetëm pak javë pasi Russell Brand dhe Katy Perry i dhanë fund martesës së tyre 1-vjeçare, aktori duket se ka gjetur një partnere të re.

Sipas një reviste rozë, 36-vjeçari ka filluar të shoqërohet me aktoren hollivudiane, Zoey Deschanel, e cila gjithashtu sapo është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Gibbard.

Një burim pranë Brand, u shpreh për revistën “OK”: “Russell prej kohësh e ka admiruar. Gjithmonë e ka parë si një vajzë tepër tërheqëse dhe kanë filluar të shkëmbejnë mesazhe flirtuese. Ai e konsideron Zoey si jashtëzakonisht gazmore dhe gjithashtu tërheqëse. Duket se midis tyre po lind një shkëndijë”.

Megjithatë, ndryshe nga Russell, aktorja po tregohet e matur dhe nuk po e jep shpejt veten. “Zoey ka dëgjuar për reputacionin e tij si Don Zhuan dhe nuk ka vendosur në është gati të përfshihet në një marrëdhënie të re kaq shpejt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here