Bradley Cooper është parë bashkë me Irina Shayk rrugëve të Los Angeles, duke u kujdesur për vajzën e porsalindur Lea De Seine.

42-vjeçari kishte mbështjellur vajzën e vogël me një batanije vjollce, kurse 31-vjeçarja shtyente karrocën e vajzës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Çifti kishin vendosur të bënin një shëtitje të këndshme në natyrë me vajzën e tyre këtë të shtunë.

Irina së fundi kishte qenë e pranishme në Kanë gjatë festivalit të filmit ku tregoi trupin e saj pas lindjes së vajzës.

Sipas një burimi të E!, Bradley për shkak të angazhimeve shpeshherë qëndron larg Irinës dhe fëmijës, por është Irina ajo që po qëndron gjithnjë pranë Lea De Seine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here