Bradley Cooper thekson se do të ishte i gatshëm të fillonte menjëherë xhirimet për një film të tretë “Hangover”.

Aktori mendon se është e nevojshme të bëhet pjesa e tretë e filmit komedi për ta mbyllur ashtu siç duhet sagën.

“Shpresoj që të realizohet Hangover 3. Më pëlqen shumë personazhi im në film, më pëlqen të punoj me Ed Helms dhe Zach Galifianakis (dy protagonistët e tjerë të filmit) dhe me regjisorin Todd Philips”, shprehet Cooper.

Dy filmat e parë Hangover paraqesin trion që i hyn telasheve pasi mundohen t’i kthehen normalitetit pas një nate ku kanë pirë aq shumë sa nuk mbajnë mend “heroizmat” e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here