Bradley Cooper dhe Irina ShaykÇifti i famshëm, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Fëmija ka lindur para dy javësh, mirëpo e kanë mbajtur lajmin të fshehtë, njofton revista People.

Po ashtu, aktori 42 vjeçar dhe modelja 31 vjeçare nuk kanë treguar as për gjininë dhe as për emrin e fëmijës.

Burimet kanë thënë se Irina gjatë shtatzënisë ka vazhduar me regjimin e saj të ushtrimeve, në mënyrë që të mos shtojë shumë në peshë dhe të mos ketë probleme me linja trupore pas lindjes së fëmijës.

Po ashtu, menjëherë pasi e ka lindur fëmijën ka nisur me ushtrimet e lehta duke angazhuar një trajner personal për këtë gjë.

Bradley dhe Irina e bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit 2015, kur u fotografuan duke u puthur në New York. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here