Bradley Cooper dhe Irina Shay të “dashuruar” me njëri-tjetrinBradley Cooper dhe Irina Shayk po kalojnë si mos më mirë afër njëri-tjetrit. Madje ata janë dukur tejet të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se ata po përgatiten të kalojnë mbrëmjen e Krishtlindjes së bashku dhe se nuk ka pasur asnjë krisje përgjatë gjithë këtyre muajve.

Zërat për një ndarje të mundshme erdhën si pasojë e ndërprerjes së deklaratave nga menaxherët e tyre për mediat, që prej nëntorit. Shtypi rozë ka shkruar se meqënëse ata nuk ishin bashkë për Thanksgiving me siguri edhe festat e dhjetorit do t’i kalojnë të ndarë. Por sipas E! Online, i vetmi shkak që ka ndarë çiftin gjatë kësaj periudhe ka qenë puna e modeles për një kohë të gjatë në Londër. Pavarësisht kësaj, ata po planifikojnë pushime të gjata pranë njërit-tjetrit që prej mesit të këtij muaji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here