Brad Pitt, pas zërave të shumtë për një krizë me partneren Angelina Jolie duket se po kalon një periudhë të qetë. Duket se Brad gjatë krizës që pati me Angien, ka pasur një shqetësim të vazhdueshëm në mendje: Jennifer Anistonin.

Si transmeton Top Channel, një burim anonim ka treguar se Brad dëshiron që ish-bashkëshortja e tij Aniston të ketë një jetë sentimentale të lumtur. Pitt shpreson që Jen, me të cilën ka qenë i martuar prej vitit 2000 deri ne vitin 2005, të gjejë princin e saj të kaltër.

“Brad mund të kthehej vërtetë para disa muajsh te Jennifer, po ishte Aniston ajo që e refuzoi. Tani Pitt po bën të pamundurën për të qenë i lumtur në krah të Angelines”, thotë burimi.

Brad e Angie kanë pasur probleme, por rikthimi me Jen ishte thuajse i pamundur, ndaj aktori e ndau mendjen mirë dhe vendosi të qëndronte pranë fëmijëve dhe partneres së tij akktuale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here