Brad Pitt me shenja në fytyrë Brad Pitt ka shëmtuar fytyrën e tij përkohësisht pas një incidenti të ndodhur për shkak të shpejtësisë, errësirës, shapkave dhe shkallëve.

Aktori i famshëm është parë me një shenjë në faqen e tij ditën e shtunë, në një event bamirësie për autizmin në Hollivud.

Ditën e dielë, Pitt ka sqaruar: “Kjo ndodh kur përpiqesh të vraposh nëpër shkallë në errësirë, me krahët plot dhe i veshur me shapka. Edhe pse përpiqesh të mbrohesh, rezultati është një shenjë në fytyrë”.

Dëmtimi i tij në faqe ishte tepër i dukshëm, edhe pse aktori ishte munduar të mbulonte fytyrën e tij me mjekrën, të cilën e ka për rolin në filmin ‘The Big Short’, i cili po xhirohet në Nju Orlins. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here