Aktori i Holliwoodit, Brad Pitt që një kohë të gjatë ka flokë të gjata, por kryesisht në rregull dhe duken bukur, por si fotografitë e fundit që janë bërë. Brad ka nderua adhuruesit e tij me frizurën e re që duket se ka futur gishtin në prizmat e rrymës.

Brad Pitt kohët e fundit është paraqitur për revistën “New York Times Magazine” me frizurë të pazakontë. Brad duket se e ka goditur rryma dhe fotografi ishte në gjendje për ta kapur atë moment.

Këto fotografitë e marra për “New York Times Magazine” janë frymëzuar nga karakteret e ndryshme të historisë së filmave horror, kështu që në edicionin e ardhshëm përveç Bredit në një mënyrë të pazakontë është fotografuar edhe George Clooney, Kirsten Dunst, Ryan Gosling, dhe shumë të tjerë.

Adhuruesit e aktorit të bukur, me siguri se do të diskutojnë se cilit karakter të filmave horror i përngjan Bradi, por në përgjithësi ai ta përkujton disa nga karakteret e David Lynch.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here