Pas spekulimeve se Brad Pitt është mahnitur aq shumë me Jennifer Lawrence, saqë i shkaktoi probleme në lidhjen e tij, aktorja e re ka deklaruar publikisht se kush është sipas saj aktori më i bukur në botë. Fjala është për Bradley Cooperin.

Në një intervistë për revistën amerikane “Look”, aktorja 21-vjeçare ka thënë se “Bradley është shumë seksi, ngase është i ëmbël, spirituoz, i bukur dhe fuqimisht qëndron me këmbë në tokë“ ka thënë Jen.

Ajo shtoi se ishte i impresionuar nga Bradley, por ajo beson se britanikët, përgjithësisht janë shumë më të bukur sesa amerikanët.

Përndryshe Jennifer është duke u argëtuar me pjesëmarrësin e “X Factor” britanik, Nicholas Hoult, dhe tha se ajo që i pëlqen tek ai është maturia.

Ndërsa ditë më parë mediat amerikane raportuan se Brad Pitt vazhdimisht po i shkruan mesazhe aktores së re, gjë që duket që e ka zemëruar tej mase  të dashurën e tij, Angelina Jolie, e cila thuhet se e ka ‘braktisur’ atë dhe ka shkuar për pushime në Amsterdam, por edhe që ka shtyrë martesën e tyre që ishte paralajmëruar të bëhet gjatë verës pas kërkesave të shumta të fëmijëve të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here