Brad Pitt dhe Angelina Jolie pritet që shumë shpejt të legalizojnë lidhjen e tyre në martesë. Ata kanë bashkë që në vitin 2005 dhe bashkë kanë edhe 6 fëmijë, 3 i kanë të tyret ndërsa 3 të tjërë të adoptuar.
Por, më parë aktori në një intervistë për mediet amerikane sugjeroi se qëndrimi së shpejti mund të ndryshojë.
Fëmijët vazhdimisht pyesin për martesën. Gjithnjë e më shumë kjo ka rëndësi për ta, dhe për këtë me Angelina duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj”, ka thënë Pitt.
Para dy vjetëve, Brad deklaroi se ndoshta do të martohet një ditë kur martesa gej në USA të bëhet e ligjshme në të gjitha shtetet e saj dhe me këtë dëshiroi t’i japë mbështetje çifteve homoseksuale.
Ndërkohë, familja e tij është rritur, dhe kanë shtëpi në gjithë botën, pasi vazhdimisht udhëtojnë me fëmijët e saj. Megjithatë, duan t’i rrisin në mënyrë normale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here