Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë dhuruar një donacion prej 340 mijë dollarësh për fëmijët pa strehë në Somali. Çifti I Hollywood-it i dha këto para nëpërmes fondacionit të tyre Jolie – Pitt Foundation dhe organizatës “Humanitarian Initiative Just Relief Aid”, e cila ndihmon kujdesin për nënat dhe fëmijët që preken nga luftërat.

Mohamed Dahir nga organizata tha se paratë do të dërgohen në kampin e Badbaado Mogadishu — në të cilin pa strehë mbesin rreth 300 gra e fëmijë në ditë.

Vendi Afrikan po vuan nga kriza e urisë prej 60 vitesh dhe OKB bën me dije se 750 000 njerëz janë të rrezikuar të vdesin nga urina në muajt e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here