Aktori amerikan, Brad Pitt, dhe aktorja Angelina Jolie kanë vendosur që pas gjashtë vjet e gjysmë të legalizojnë lidhjen e tyre, transmetojnë tabloidet amerikane.

Gjashtë fëmijët e tyre Maddox, Pax, Zahara, Siloh, Knox dhe Vivienne i kanë bindur më në fund që të legalizojnë lidhjen e tyre, dhe atë ku tjetër përveçse në Francë, ka thënë një burim i paemëruar. 

Data e dasmës është caktuar për shtator, transmeton “Hollywood Life”.

Brad dhe Angelina janë njohur dhe kanë filluar lidhjen gjatë xhirimit të filmit “Mr. and Mrs. Smith” në vitin 2004, kur Brad ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here