Brad PittArritja e aktorit Brad Pitt në Brazil për premierën e filmit World War Z, është anuluar për arsye të gjendje aktuale në atë shtet, thuhet në kumtesën e kompanisë distribuese të filmave dhe shtohet se ekipi i filmit është i brengosur për shkak të situatës në atë vend. Brad Pitt dhe ekipi i filmit është dashur të arrijë në Brazil më 24 qershor.

Të enjten, më 20 qershor në demonstratat në Brazil kanë marrë pjesë mbi 1 milion njerëz, ndërsa protestat akoma vazhdojnë.

Shkas për trazira janë ngritja e çmimeve të biletave të transportit publik, tatimet e larta, korrupsioni në mesin e politikanëve dhe gjendja e keqe në shëndetësi e arsim.

Ndonëse autoritetet i kanë kthyer çmimet e transportit publik në nivelin e mëhershëm, protestuesit kanë thënë se do të vazhdojnë me shprehjen e pakënaqësisë së tyre.

Ditë më parë është njoftuar se edhe Kina ka ndaluar shfaqjen e këtij filmi të Pittin nëpër kinematë e vendit me më së shumti popullsi në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here