Danny Boyle, i cili fitoi çmimin “Oscar” me “Slumdog Millionaire” ka marrë kritika pozitive nga kritikët e filmit për projektin e tij të ri.

Filmi i titulluar “127 Hours”, rrëfen një histori të vërtetë për personazhin Aron Ralston, i cili ka qenë i detyruar të amputojë dorën e tij pas një lëndimi të rëndë.

Tom Charity ka shkruar në revistën “Time Out” se filmi thjesht është “pa asnjë gabim”.

Sidoqoftë, është thënë se skena ku paraqitet amputimi ka shkaktuar pak reagime te disa nga pjesëmarrësit e Festivalit të Filmit në Toronto, ku është dhënë premiera e “127 Hours”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here