Bota e Disney-t është vetëm disa orë larg tyre, por Celine Dion ka dashur që ëndrrat e fëmijëve të saj të bëhen realitet.

Kështu që, për ditëlindjen e parë të binjakëve të saj ishte vetë Disney ai që erdhi në shtëpinë e tyre. Nelson dhe Eddy Angélil festuan ditëlindjen sëbashku me miushin Mickey dhe patokun Donald në shtëpinë e tyre në Florida.

Celine Dion 43 vjeçare është martuar me menaxherin e saj René Angélil dhe përveç djemve binjak kanë edhe një djalë 10 vjeçar René-Cherles.

Në këtë festë të madhe ishin të ftuar 70 njerëz, ndërmjet të cilëve familjarët dhe doktorët që ndihmuan Celine Dion në fertilizimin artificial të binjakëve. Megjithëse shefin e kuzhinës e kishte ngarkuar që të bënte gatimet më të mira dhe më të bukura për të ftuarit e saj, tortat e binjakëve të saj ajo ka preferuar që t’i gatuajë vetë.

1 Koment

  1. waw sa gje e bukur…sa do te te doja dhe un te isha nje e njohura e celine dion dhe te ftohesha ne ate party te papare :p…..shum shum kendeshem…:))

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here