Tanime mund te thuhet me plot gojen se eshte bere nje tradite e vertete: ne emisionin ‘Amici’ te Maria De Filippit, nuk mungojne kurre balerinet shqiptare.
Ne kete edicion stafeten e Anbetes, Leonit apo Klajdit, e ka marre 19-vjecarja Borana Qirjazi.
Ajo ka lindur ne Tirane ku ka studiuar balet klasik e prej disa vjetesh jeton me familjen Lecco, ne veri te Italise.
Pergatjen e saj artistike, balerina shqiptare e ka vazhduar ne shkollen prestigjoze te teatrit ‘La Scala’ te Milanos, duke konsoliduar tekniken dhe talentin e saj.
Ne shkollen me te lakmuar te Italise, kete vit kandidatet ishin gati 30 mije, Boranes i duhet te luftoje me armen e talentit,por edhe me ate te simpatise. Qe nuk i mungon.
E ndersa ajo fluturon e lehte ne maje te gishtave, pyetja qe po shtrohet eshte:do te jete ajo Anbeta e re e skenave italiane?
Sigurisht qe edhe Borana do te jete pasuesja e denje si edhe shume talente te
tjera shqiptare.
Ajo do te vazhdoje me siguri ne rrugen e saj plot pasion te baletit, dhe mbi te gjitha te atij klasik.
E vecanta e Borana vec talentit eshte bukuria dhe karakteri.
I uroj Boranes shume suksese.