Ata qe bashkepunojne me te thone se eshte e lindur per te qene pjese e botes se spektaklit, pasi brenda saj gjenden shume elemente.

Eshte vetem 19 vjec dhe ka per te thene shume. E nisi baletin qe ne moshen 6 vjecare, me pasionin e madh per t’u bere si Karla Fraci, por problemet fizike e detyruan te jape doreheqjen. Me pengun e madh dhe armen e forte te bukurise, ajo eshte perseri prezente, si miss dhe drejtuese spektaklesh.

Shoqja e vjeter qe e ka shoqeruar edhe ne situata te tilla rrefen: “ka qene nje moment shume i veshtire ku as une nuk mund ta mbeshtesja por ajo e ka kaluar me sukses”, thekson ajo. Ka dale Miss Inteligjenca ne konkursin Miss Shqiperia 2009, eshte kurorezuar si Miss Talenti ne konkursin Miss Supernational qe u mbajt ne te njejtin vit ne Poloni per shkak te koreografise.

Duket sikur asaj nuk i mungon asgje. Alda Bida, bashke-producente e ketij konkursi shkon pertej bukurise kur thote. “Eshte nje nga ato vajza qe e do punen. Ajo eshte nje vajze shume shprehese, ka sy te qeshur dhe eshte e kendshme ne komunikim. E njeh mire muziken dhe ka fjalor te pasur”, shprehet ajo.

Dhe ne te gjithe kete mori shansesh, vullneti eshte ai qe i jep dore. Kjo gje duket edhe tek dega qe ka zgjedhur. Vazhdon juridikun, perkrah puneve te tjera, nje bukuroshe juriste do te bente pershtypje. Por le te zbulojme se si eshte jeta e saj ne shkolle. Per kete pyesim nje tjeter shoqe. “Eshte shume e thjeshte shume e dashur, ben shume per shoqerine. Ne provime ka dale shume mire dhe eshte shume altruiste”.

Por si eshte juristja e ardhshme ne raport me meshkujt? “E do shume vetveten eshte shume egoiste. Kerkon shume nga nje mashkull”, thekson shoqja e saj. Balerine, kengetare dhe juriste, te gjithe keta elemente qe qendrojne tek Borana, me pak me shume kembengulje do te qendronin tek “barby” jone per nje kohe te gjate./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here