Bono Vox do të jetë, në sajë të Facebookut, ylli më i pasur në botë. Frontmeni i grupit “U2” është bërë pronar i 1.5 për qind të aksioneve të Facebook me kompaninë e tij “Elevation Partners”.

Sipas vlerësimeve aktuale, ajo pjesë mund ti sjellë diçka më pak se një miliard dollarë kur në bursat botërore do të dal Facebook-u.

Bono ka investuar në rrjetin social të Facebookut në vitin 2009, kur ka paguar për aksionet 90 milionë dollarë. Pjesa e Bonos mund të kapë vlerën prej 1.1 miliard dollarë, e cila do ta bëjë atë si muzikantin më të pasur në botë. Shumë besojnë se një pjesë e mirë e fitimeve të Bonos do të shkojnë për bamirësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here