Ylli i grupit muzikor U2, Bono, është duke marrë pushim nga muzika për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

Grupi i njohur irlandez ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes që kur mbylli turneun masiv “360” në Kanada në korrik të këtij viti, pasi kishte mbledhur më shumë se 736 milionë dollarë dhe 7.2 milionë fansa rreth e qark botës.

“Nuk jam aq i sigurt se e ardhmja nuk është shterur. Ne do të ishim shumë të kënaqur t’i jepnim fund aktivitetit me albumin “No Line on the Horizon”, por dyshoj”, ka pohuar Bono. Më tej ai ka treguar se do të kalojë ditët edhe mes librave.

“Ne kemi shumë këngë të reja, disa prej më të mirave, por kam vendosur të qëndroj disa kohë larg muzikës. Dua t’i marr djemtë e mi dhe gruan time dhe vetëm të zhdukem me iPod Nano-n tim, me disa libra dhe një kitarë akustike”, ka treguar më tej Bono.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here