bono-u2Rokeri Bono duket se do të humbasë një prej posedimeve më të çmuara të tij, pasi qeveria e Bosnjës është duke menduar t’ia marrë pasaportën me të cilën ai u nderua nga administrata e mëhershme.

Presidenti i ndjerë Alija Izetbegovic e nderoi këngëtarin me këtë dokument kur U2 performoi në kryeqytetin boshnjak Sarajevë në vitin 1997, si mirënjohje për kontributin që ai dha për vendin, gjatë luftës në Bosnjë.

Këngëtari së fundi foli për këtë mirënjohje dhe e përshkroi atë si një prej posedimeve më të çmuara të tij, kur bendi performoi së fundi në Kroacia, duke e nxitur qeverinë e tashme boshnjake të rishikojë vendimin që i ka dhënë pasaportë një jo-shtetasi të këtij vendi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here