“Carte Blanche”, është romani i ri i Jeffery Deaver, sipas të cilit do të xhirohet vazhdimi i ri i aventurës për James Bondin, ndërsa lokacioni kryesor i ngjarjeve do të jetë Dubai.

Deaver deklaroi për agjencitë e lajmeve se e ka tërhequr “kombinimi ekzotik” i shkretëtirës dhe rrokaqiejve spektakolarë.
Megjithatë, nuk ka dëshiruar të zbulojë detaje të reja nga historia që po shkruan aktualisht.

Deaver është i njohur si shkrimtar i romaneve triller. Nga 20 vepra që ka shkruar, veçohet “Bone Collector”, sipas të cilit është xhiruar edhe filmi i njohur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here