Bon Jovit i anulohet koncerti në KinëRok këngëtari Jon Bon Jovi nuk do ta mbaj koncertin e tij në Kinë, i cili ishte paralajmëruar për me datën 17 shtator. Autoritetet kineze kanë urdhëruar që ky koncert të mos mbahet.

Vetë rok këngëtari i njohur ka thënë se nuk e di arsyen e anulimit të koncertit dhe se u kërkon falje të gjithë adhuruesve. Nga stafi i këngëtarit është bërë e ditur se të gjithë ata që i kanë blerë biletat, mund ti kthejnë ato dhe ti marrin paratë e dhëna.

Qeveria kineze nuk ka dhënë asnjë sqarim se përse ka ardhur tek ky vendim, por mediat raportojnë se censuruesit kinezë kanë zbuluar se rok-bendi amerikan kishte përdorur një fotografi të Dalai Lamas në një koncert të mbajtur para pesë vitesh.

Së fundmi, autoritetet kineze kanë anuluar edhe koncertet e grupit të njohur “Maroon 5”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here