Bon Jovi mbi murrin e Berlinit Bon Jovi do t’i bashkohet bendit U2 për festën e 20-vjetorit të shembjes së murrit të Berlinit në Gjermani.

Rokerët irlandez do të performojnë në një koncert në Berlin më 5 nëntor, katër ditë para 20 vjetorit të bashkimit të dy pjesëve të Gjermanisë.

Dhe së fundi Bon Jovi është emërtuar si i vetmi grup që do të argëtojë turmën në ceremoninë e 9 nëntorit, ku ata do të performojnë këngën e re “We Weren’t Born to Follow”, që është inspiruar nga shembja e këtij muri.

“Isha atje duke hequr copëza të murit 20 vite më parë, kur ai u rrënua”, thotë lideri i grupit, Jon Bon Jovi, për të treguar se sa e veçantë do të jetë paraqitja për të./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here