Pasi u përhap lajmi se Jon Bon Jovi kishte vdekur, këngëtari ka vendosur që të tregojë personalisht se vazhdon të jetë ende gjallë.

Bon Jovi ka postuar në Facebook një foto në shtëpinë e tij para pemës së Krishtlindjeve.

“Parajsa ngjan shumë me Nju Xhersin”, kishte shkruajtur me ironi Bon Jovi në një letër me të cilën pozon në foto.

Lajmi për vdekjen e liderit të bandës Bon Jovi doli të hënën pas një publikimi të një komunikate të rreme në blogun “Dailyneëbloginternational”.

Në të shkruhej se 49-vjeçari kishte ndërruar jetë në hotelin Empress të Nju Xhersit pas një ataku kardiak. Lajmi u përhap më pas me anë të Twitter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here