bomb-euml-e-re-nga-tuna-dhe-geti_hdAltuna Sejdiu dhe Getoar Selimi së shpejti mund të vijnë me një “bombë” të re muzikore, shkruan Tribuna.

Këngëtarja shkupjane bëri bujë këtë verë me hitin e saj “Fenix”, një bashkëpunim me reperin Cozman, por ajo së shpejti mund të vijë edhe me një tjetër hit, mbase më të madh, me reperin më të famshëm kosovar, Getin.

Sipas të përditshmes kosovare, Geti dhe Tuna “tashmë kanë incizuar këngën e re”, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

“Nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt. Edhe pse Geti e Tuna kanë biseduar për një duet të mundshëm, ende nuk kanë punuar diçka. Në studio kohë pas kohe punojnë bashkë, po që tani për tani nuk ka diçka konkrete që do të vijë nga këta dy artistë”, ka thënë për Tribuna menaxheri i reperit kosovar, Dekorim Sahiti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here