Futbollisti karizmatik nga Tirana, Erjon Bogdani, ka dëshmuar një pasion tjetër të veçantë, që është ai për muzikën.

Për një moment ai ka vendosur t’i marrë kufjet e dj-it të “Matis Feel good” fundjavën e kaluar, dhe të luajë për një moment muzikë për të pranishmit e orëve të vona në këtë club.

Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani, kohët e fundit është parë të jetë i pranishëm më shumë në Tiranë, për shkak edhe të angazhimeve të tij sportive. Tashmë babai i fëmijës së tij të parë me emrin Aleksandër, po jeton martesën në Itali me juristen italiane, Rossella.

Pas ceremonisë madhështore të dasmës, më 23 qershor erdhi në jetë djali i tyre, një lajm që e përcollën shumë site sportive italiane. Mediat e kanë komentuar lindjen e fëmijës si një lajm të mirë për futbollistin e Kombëtares shqiptare dhe ish-modelen nga Salernitana.

Djalin e tyre e kanë quajtur Aleksandër ashtu si Bogu (emri i shkurtuar i futbollistit), kishte pohuar kohë më parë, ndërkohë që çifti ishte në pritje të skuadrës dhe qytetit ku do të transferoheshin pasi Bogdani mbylli aventurën me Çezenën.

Ardhja në jetë e djalit duket se ka ndikuar dhe në karrierën sportive të futbollistit të njohur. Vitin e kaluar, Erjon Bogdani bëri të ditur tërheqjen nga ekipi kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë. Shkak për këtë ishte bërë ngarkesa e madhe që sulmuesi kuqezi kishte në Serinë A, me Çezenën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here