Këngëtari britanik, James Blunt, ka qenë viktima e radhës e mashtrimeve rreth vdekjes së yjeve.

Benkling.com ka raportuar se 35-vjeçari ishte dërguar në një spital në Los Angeles pas një arresti kardiak, ndërsa mjekët dështuan që ta rikthenin në jetë.

Për ta bërë lajmin më të besueshëm, artikullshkruesi e ka cituar madje analistin e CNN, Roland S. Martin, i cili, sipas gënjeshtrës, kishte biseduar me vëllanë e këngëtarit, Marlon Blunt dhe menaxherin e tij, Frank Dileo, të cilët e kishin konfirmuar vdekjen.

Tregimi, kuptohet, është gënjeshtër. James Blunt nuk është i vdekur, ndërsa po të ishte, atëherë pasjeta do t’i ngjante Londrës.

“Nuk e di nëse ky spekulim është i vërtetë ose jo, por nëse është, atëherë mund të them se jeta pas vdekjes duke krejt njësoj sikur Londra”, ka shkruar Blunt në profilin e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here