Orlando Bloom ka deklaruar se ndihet shumë i gëzuar që mori një diplomë nderi nga Universiteti i Kentit në SHBA.

Ylli 33 vjecar i kinemasë u bashkua me të diplomuarit e tjerë në ceremoninë që u zhvillua në një katedrale të Kenterbëri, që është dhe qyteti i tij i lindjes.

Bashkë me të ishte edhe e fejuara e tij, Modelja Miranda Kerr, prindërit, si dhe motra Samantha.

Me një diplomë të tillë u nderua edhe aktori tjetër David Suchet, i mirënjohur për rolin e tij në serinë televizive bazuar në romanet e Agatha Christie.

Bloom u bë i njohur për publikun me interpretimin e tij në triologjinë “Mbreti i Unazave”, për të vazhduar më pas me sagën e suksesshme “Piratët e Karaibeve”.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here